Sançez do të vizitojë Beogradin, Vuçiç: Kur është puna te Kosova Spanja është me ne
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sançez ka pranuar ftesën e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të vizituar Beogradin.
“E ftova mikun tonë spanjoll të vizitojë Serbinë dhe e sigurova se do të ishte dëshmitar i mikëpritjes dhe miqësisë serbe, për faktin se populli serb e vlerëson gjithçka që ai bën për të mbrojtur integritetin territorial të vendit tonë”, shkroi presidenti Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.
“Ai e pranoi ftesën. Vizita do të jetë historike në çdo kuptim të mundshëm”, ka shkruar Vuçiç.
“Spanja është me ne, gjithmonë ka qenë, edhe kur vie puna të çështjet më të nxehta për ne, kur është puna te Kosova. Spanja është me ne”, ka shtuar tutje ai.
“Është shumë e rëndësishme”, vazhdoi Vuçiç, “që bisedova më gjatë me Sançezin. S’kemi pasur vizitë të regjistruar në 40 vitet e fundit,e as më parë. Prandaj do të jetë historike”, vazhdoi ai.