Rusi i shpallur ‘non-grata’ nga Kosova, endet si kapadai në mes të Prishtinës
Rusi i shpallur “non-grata”, nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe nga Presidenca është parë gjatë ditës se djeshme në qendër të Prishtinës, vetëm 200 metra larg Qeverisë dhe Presidencës.
Kështu ka raportuar “Zona Zero” në Top Channel. E gjithë ajo zhurmë që ishte bërë pas dëbimit të dy rusëve nga, nga MPJD dhe Presidenca e Kosovës, nuk duket të ishte edhe aq efikase, duke pas parasysh, se vetëm disa pas largimit të tyre, njërit nga dy rusët i dëbuar nga territori i Kosovës, Alexey Kryvosheev, është parë në qendër të Prishtinës, shkruan Metro.
Me anë të një shkrimi në Facebook, të datës 22 tetor, presidentja Vjosa Osmani kishte publikuar kërkesën e saj dhe të MPJD për shpalljen e dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë “non-grata”, ndërsa kishte thënë se ky veprim vjen për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, i cili ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
Videon e ka publikuar ‘Zona Zero’ në Top Channel, ndërsa i njëjti Alexey Kryvosheev, nuk është një emër i panjohur as për Shqipërinë.
Alexey Kryvosheev i shpallur “non-grata” në Kosovë ishte dëbuar edhe nga Shqipëria.