Lajme

Rama e Vuçiq: Pas ikjes së Zaev planifikojnë shtyrjen e takimit ‘Ballkani i Hapur’ në Beograd

Liderët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, kishin nisur një nismë rajonale, të cilën më pas e emëruan ‘Ballkani i Hapur’, me idenë se do të iu bashkoheshin edhe vendet tjera. E tani kur ka dhënë dorëheqje kryeministri Zoran Zaev, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë ngelur të vetmuar në këtë nismë, të cilën nuk po ua përkrahin, Kosova, Bosnje e Hecergovina dhe Mali i Zi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka publikuar dy foto në faqen e tij në Instragram, ku shihet duke pirë kafe, së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Glasgow të Skocisë, në kuadër të konferencës për ndryshimet klimatike.

Vuçiq, që përveç Ramës ka takuar edhe presidentin e Maqedonisë së Veriut Steve Pendarovski, në postimin e tij ka thënë se po mendojnë ta shtyjnë takimin e paraparë për 3 dhe 4 nëntor në Beograd.

Kjo shtyrje pritet të vijë pas zhvillimeve të fundit në Maqedoninë e Veriut, ku kryeministri i këtij vendi dha dorëheqje pas dështimit të partisë së tij në zgjedhjet lokale të mbajtura këtë të diele.

Lexo edhe: Artan Grubi: BDl-ja partia më e madhe në Maqedoninë e Veriut
“Mbështetje e fortë për Ballkanin e Hapur. A duhet ta mbajmë apo ta shtyjmë takimin në Beograd, duke pasur parasysh ngjarjet në Shkup? Me Edi Ramën në Glasgow para fillimit të Samitit të Liderëve për Ndryshimet Klimatike – COP26”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Ndryshe, kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Zoran Zaev, është dashur të vizitojnë Serbinë më 3 dhe 4 nëntor, për të marrë pjesë në takimin me rastin e nismës “Ballkani i Hapur”.

Në ndërkohë, për shkak të rezultatit të dobët të partisë së tij në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, Zaev dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe liderit të partisë, kështu që shkuarja e tij në Beograd për momentin është e pasigurt.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button