KosovaLajme

Rifati Jashari e ‘elektrizon’ Drenicën

Ideali i Bekim Jasharit, ka përmbyllur fushatën zgjedhore në Skenderaj.

Në palestrën e sporteve në këtë qytet, baca Rifat Jashari e ka ndezur atmosferën me t’u shfaqë në skenë.

Në disa fotografi të publikuara nga kandidati për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari, shihet mobilizimin i madh në Skenderaj për Idealin.

“Drenica heroike e tha fjalën e fundit”, shkruan Jashari i cili shton se sot Drenica e nisi festën e fitores së madhe.

Postimi i plotë:

Drenica heroike e dha mesazhin,

Drenica heroike e tha fjalën e fundit,

Drenica jonë e nisi festën e fitores së madhe,

Betohem para jush qytetarë të dashur që do të vazhdoj të jem i juaji, për ju, për të gjithë, në hap me mixhën e dashur Rifat Jashari, në jetësim të Idealit dhe amanetit të dëshmorëve, martirëve, veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari.

Faleminderit Skenderaj, Faleminderit Drenica ime!

Na priftë e mbara e shihemi të dielën në mbrëmje, në festën e madhe.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button