Lajme
Shqipëria me dyfish më shumë buxhet për ushtrinë se Kosova
Sektori i mbrojtjes është njëra prej fushave në të cilat shtetet investojnë një pjesë të rëndësishme të buxhetit të saj.
Dje qeveria e vendit ka propozuar t’i ndajë 100 milionë euro nga kuleta e shtetit për Forcën e Sigurisë së Kosovës apo 1.3 për qind të bruto produktit vendor për vitin e ardhshëm.
Ndonëse kjo është një rritje e buxhetit për ushtrinë, prapë shtetet fqinje kanë buxhet më të madh se Kosova. Shqipëria ka dyfish më shumë buxhet të ndarë për ushtrinë sesa Kosova.
Ministria e Mbrojtjes e shtetit shqiptar kishte ndarë në buxhetin e vitit 2021 mbi 22 milionë euro më shumë se sa vitin e kaluar.
Tani, buxheti për mbrojtjen do të jetë mbi 225 milionë euro për vit.