Lajme

Hungari/ Dekorohet Ambasadori i Shqipërisë në Budapest

Presidenti i Hungarisë, János Áder, me propozim të ministrit Péter Szijjártó, dekoroi Ambasadorin e Shqipërisë në Budapest, z. Arian Spasse, me Urdhërin e Meritës për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-hungareze. Duke dorëzuar Urdhërin e Meritës, Sekretari i Shtetit për Politikën e Sigurisë, z. Péter Sztáray, vuri në dukje se “gjatë mandatit të Ambasadorit Spasse marrëdhëniet dypalëshe hungaro-shqiptare morën një shtysë të re, siç dëshmohet nga disa vizita zyrtare të nivelit të lartë.”

Nga ana e tij, Ambasadori Spasse falenderoi për vlerësimin, duke vënë në dukje se forcimi i marrëdhënieve dypalëshe erdhi si rezultat i vullnetit të të dyja palëve në nivelet më të larta dhe falë bashkëpunimit të ngushtë me kolegët dhe institucionet hungareze.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button