Lajme

Vuçiç nxehet me “Twitter -in”: Ma mbyllni llogarinë siç bëtë me Trump

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka sfiduar Twitterin me mbylljen e llogarisë së tij ashtu siç ka bërë me ish-presidentin amerikan, Donald Trumpi. Ky reagim i Vuçiqit erdhi pasi disa media nën kontrollin e tij u etiketuan si të lidhura me shtetin.
“Mezi pres që ata (Twitter) ta mbyllë llogarinë time, kështu që unë të bëhem një tjetër Trump në botë. Me kë duhet të bashkëpunojnë, hajdutët dhe kriminelët. Është më se normale që ata të bashkëpunojnë me qeverinë”, ka thënë Vuçiç.

Rrjeti social Twitter u ka shtuar nga një etiketë llogarive të mediave që kontrollohen nga Aleksander Vuçiq, ku shkruan “Media e lidhur me shtetin e Serbisë”, siç janë ‘Informer’, ‘B92’ e ‘Kurir’. Tabloidet serbe që janë pro-pushtetit të Aleksander Vuçiqit janë markuar me këtë etiketë në Twitter për t’u bërë me dije njerëzve se llogaritë e këtyre mediave në Tëitter janë të lidhur me shtetin e Serbisë./express

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button