Shefi i ri i Policisë së Shqipërisë viziton Policinë e Kosovës, bisedojnë për bashkëpunim
Një delegacion nga Shqipëria në krye me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shqipërisë, Gledis Nano, qëndruan për një vizitë zyrtare në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës, ku u mirëpritën nga drejtori i përgjithshëm i PK-së, Samedin Mehmeti së bashku me drejtuesit më të lartë të Policisë.
Ky takimi ishte i karakterit njoftues, por u shfrytëzua mundësia e diskutimit edhe rreth temave me interes të përbashkët, si shkëmbimi i eksperiencave dhe përvojave të deritanishme si dhe avancimi i mëtejmë i bashkëpunimit dhe ndërveprimit në mes të dy policive të të dyja vendeve.
Palët u zotuan për vazhdim të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sigurisë, mbështetjen në fusha specifike në mes të dy institucioneve policore, që rezultojnë në bashkërendimin akoma më të mirë në luftën e përbashkët ndaj krimit të organizuar dhe atij trans-kufitar.