Lajme

Kurti për ndarjen e 100 € për skemat sociale e pensionale: Kjo kategori dha shumë, e mori pak

Me vendim të Qeverisë 36 milionë euro u janë ndarë 330 mijë familjeve përfitues të skemave pensionale e sociale, vendim ky që u konsiderua fushatë në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Përderisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka demantuar lajmet se ndarja e këtyre mjeteve është bërë për fushatë.

Në një prononcim për Ekonomia Online, shefi i ekzekutivit, ka thënë se ky vendim është i duhur, pasi sipas tij, kjo kategori ka dhënë shumë, e ka marrë pak.

“Ne besojmë që e kemi marrë vendimin e duhur që t’i ndihmojmë kësaj kategorie shoqërore që ka kontribuuar shumë, e ka marrë pak”, tha Kurti për EO.

Me vendim të Qeverisë përfituesit e skemave pensionale në muajin nëntor do të përfitojnë nga 100 euro shtesë mbi pensionin e rregullt dhe shtesën aktuale.https://zeri.info/inarticle.html

Kurse përfituesit e skemave sociale në muajt nëntor dhe dhjetor do të përfitojnë dyfishin e pagesës së rregullt dhe shtesës aktuale, shtesë e cila gjithashtu aplikohet si pjesë e masës 3.2 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button