Lajme

Ministri i Mbrojtjes, FSK-ja vleresohet si institucioni më i besueshëm nga qytetarët

Ministri i Mbrojtjes të Kosovës Armend Mehaj, ka njoftuar se ka marrë një lajm të mrekullueshëm gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se FSK-ja është vlerësuar institucioni më i besueshëm i sigurisë nga qytetarët e vendit, përcjell Bota sot.

Sipas tij, FSK-ja shihet si institucioni më së paku i korruptuar në nivel të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Edhe një lajm i mrekullueshëm më vjen në SHBA.

FSK, vlerësohet institucioni më i besueshëm i sigurisë nga qytetarët e vendit.

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) konfirmon se Forca e Sigurisë së Kosovës edhe këtë vit doli të jetë institucioni më i besueshëm i sigurisë në vend për qytetarët e Kosovës, me nivel edhe më të lartë se viteve tjera, me 82% të besueshmërisë qytetare.

Derisa, anketimi i parë matë perceptimet e qytetarëve lidhur me besueshmërinë në institucionet e sigurisë, drejtësisë, si dhe në institucione të nivelit qendror dhe lokal, anketimi tjetër interpreton perceptimet e qytetarëve lidhur me korrupsionin në këto institucione.

Edhe në këtë aspekt, Forca e Sigurisë së Kosovës, sipas këtij barometri, shihet si institucioni më së paku i korruptuar në nivel të Kosovës.

Ky rezultat padyshim është pasqyrim i zbatimit të duhur të objektivave me përkushtim të lartë udhëhequr nga parimi i transparencës dhe llogaridhënies të plotë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Përgëzimet e mia për punën profesionale dhe me kredibilitet të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë.

Ne vazhdojmë me integritet të plotë drejtë sukseseve të reja!
https://www.facebook.com/mehaj.armend/posts/221879966704241

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button