Lajme

Mehmet Bogujevci refuzon ftesën nga Serbia, solidarizohet me ekipin e Kosovës në boks

Derisa Serbia ia ndaloi ekipit të Kosovës pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror të boksit që po mbahet në Beograd për shkaqe politike, nga federata serbe ftesë si mysafir nderi ka marrë legjenda e boksit tonë, Mehmet Bogujevci – ish nënkampioni botëror me reprezentacionin e ish-Jugosllavisë në Botërorin e Beogradit në vitin 1978.

Pesë herë kampioni i ish-Jugosllavisë me klubin e Prishtinës, Bogujevci i cili është ftuar nga Federata e Boksit e Serbisë, nuk pranon të shkojë atje dhe është i revoltuar me veprimin e Serbisë.

Duke folur për ndalimin e pjesëmarrjes së Kosovës në Botërorin e boksit në Beograd, legjenda Mehmet Bogujevci tha se kjo nuk është për t’u befasuar pasi kryetar i Këshillit Organizativ të Botërorit është vet presidenti serb, Aleksandar Vucic.

“Eshtë për të ardhur keq. Boksierët janë sportistë dhe nuk duhet të politizohen. Ata shkojnë në Botëror për ta përfaqësuar vendin dhe flamurin e tyre”, thotë Bogujevci. “Por kjo që ndodhi nuk është për t’u befasuar sepse kryetari i Federatës së Boksit të Serbisë është një nacionalist, është i përfshirë thellë në politikë. Ndërsa, presidenti serb, Aleksandar Vucic është kryetar i Këshillit Organizativ të Botërorit sepse gjithmonë presidentët e shteteve nikoqire emërohen kryetar të Këshillit Organizativ”, shtoi ai.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button