Anna Gjebrea, vajza e moderatorit dhe kantautorit të njohur Ardit Gjebrea, është shpallur fituese e Festivalit të Fëmijëve në RTSH.
Me marrjen e këtij çmim, Anna pritet të përfaqësojë e Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës për Fëmijë, Eurovision 2021.
Në lidhje me këtë arritje të së bijës ka reaguar dhe vetë moderatori Gjebrea, i cili ka shpërndarë në Instagram një postim të Anës, e cila shihet teksa mban çmimin fitues të festivalit në dorë dhe ku thekson se se do përpiqet të japë më të mirën në kompeticionin europian.
“Nuk mund ta shpjegoj me të vërtetë se çfarë ndjeva kur emri im u shpall fitues i Junior Fest në Shqipëri sonte. Unë jam me të vërtetë e lumtur që do të përfaqësoj vendin tim në Junior Eurovision Song Contest 2021 dhe do të bëj çmos! Faleminderit Zotit! Faleminderit RTSH për këtë mundësi”, shkruan ajo.