Lajme

Deputeti ulqinak Xheka: S’bashkëpunoj me ata që ëndërrojnë kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë

Dikur kryetar i qytetit të Ulqinit, sot deputet i koalicionit “Jednoglasno” (shq. “Njëzëri’) në Kuvendin e Malit të Zi dhe kryetar i Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka ka dhënë një intevistë për gazetën malazeze “Pobjeda”.

Ai është pyetur për një bashkëpunim të mundshëm me koalicionin që po qeverisë Malin e Zi, ku bën pjesë edhe zv.kryeministri shqiptar, gjithashtu nga Ulqini, Dritan Abazoviq i “URA”-s.

Gjeka ka qenë i prerë në atë se çka mendon, duke thënë se një qeveri e cila ka ëndërr që të kthehet ushtria e Serbisë në Kosovë, nuk është në hartën e tij.

“Nuk kam as dëshirë, as vullnet e as hapësirë për njëfarë bashkëpunimi të mundshëm me ata që flasin keq për pakicat, ëndërrojnë për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë dhe fantazojnë për ‘Botën Serbe’ në territoret e huaja”, ka thënë Gjeka.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button