Lajme

Boksierëve kosovarë për të tretën herë u ndalohet hyrja në Serbi

Ekipi i boksit të Kosovës nuk u lejua as ditën e sotme, më 24 tetor, të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit që zhvillohet në Beograd.

Ekipi i boksierëve shqiptarë tentoi të kalojë kufirin për në Serbi, në Merdarë, por pas disa orë pritje dhe kontrollim të detajuar, ata nuk u lejuan të kalojnë kufirin.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka reaguar dhe beson se ata morën urdhërin nga qeveria e Serbisë për të mos lejuar hyrjen e boksierëve kosovarë në Serbi.

Ekipi i boksit të Kosovës ishte nisur për herë të tretë për në Serbi, pas insistimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe Shoqatës Ndërkombëtare të Boksit, AIBA.

Më tej Komiteti Olimpik i Kosovës shkroi në Facebook se do kërkojnë të marrin masa për këtë parregullsi që iu është bërë ekipit të Kosovës.

“KOK dënon ashpër veprimin e Qeverisë së Serbisë, derisa do të kërkojë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe organet tjera përkatëse të marrin masa ndaj Serbisë”.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button