Lajme
Gjermani/ Filmi i regjisorit shqiptar “Një muaj” në festivalin “Kurzfilmtage”
Filmi “Një muaj” i regjisorit kosovar, Zgjim Terziqi, do të shfaqet në festivalin ndërkombëtar “Kurzfilmtage” në Gjermani më 11 dhe 14 nëntor nga ora 16:30.
“Një muaj” është film i bazuar në ngjarje të vërtetë dhe flet për Anën një 40 vjeçare e verbër, e pa martuar, e cila jeton sipas marrëveshjes së katër motrave të saj. Pakti i tyre përmbanë përkujdesjen e saj secila me rend nga një muaj.
Në këtë film luajnë: Makfire Miftari, Luan Jaha, May-Linda Kosumovic, Shengyl Ismajli, Irena Cahani, Fatmir Spahiu, Rinesa Qeriqi, Era Balaj, Dardane Mehmeti, Zog Zeqiri Berisha, Blerina Krasniqi, Nata Zeqiri Berisha, Lis Spahiu.
Filmi është prodhim i shtëpisë filmike “Broken Branch Production”, i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.