Lajme

‘Open Balkan’, Rama: Me Albin Kurtin kemi mosdakordësi politike, por s’ndikon marrëdhëniet tona!

Mosdakordësinë për iniciativën ‘Open Balkan’ me Albin Kurtin, kryeministri Edi Rama e ka konsideruar vetëm politike, por që nuk ndikon në marrëdhëniet mes tyre. Rama tha se themeli i dakordësisë mes tyre është kombëtare e vëllazërore.
Fjala e Kryeministrit Rama:
“Kam pas shumë mesazhe këto ditë për shkak të situatës së krijuar nga Kosova, ku pavarësisht toneve, thelbi ishte: ‘po tani a je i bindur që nuk bëhet Ballkani i Hapur me Serbinë?’. Por tani jam dhe më i bindur që ‘Ballkani Hapur’ është rruga jonë e përbashkët, për të mirën tonë të përbashkët. Natyrisht që kemi mosdakordësi në këtë pikë me Albinin, por kjo është mosdakordësi e natyrës politike dhe ne duhet ta trajtojmë si të tillë, marrdhëniet tona nuk ndikohen në shëndetin e tyre se kemi këtë mosdakordësi. Themeli i dakordësisë sonë është kombëtare, vëllazërore dhe përtej çdo mosdakordësie tjetër politike. Është e pashmangshme dita kur Serbia do ta njohë Kosovën dhe do të vijë kërkesa e pashmangshme e faljes nga Serbia për krimet e paharrueshme në Kosovë. Pyetja është çfarë mund të bëjmë ne për ta afruar atë ditë. Por këto arsyetime nuk janë kurrsesi arsye për të vënë në pikëpyetje dashurinë për atdheun dhe vëllazërinë dhe respektin për njëri-tjetrin. Dashurinë për Shqipërinë nuk e kam ndarë nga dashuria për Kosovën”, tha Rama.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button