Lajme
Von Cramon: Jemi duke punuar që shumë shpejt të liberalizohen vizat për Kosovën
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, tha se janë duke punuar që shumë shpejt të arrihet liberalizimi i vizave për kosovarët.
Von Cramon gjatë një konference për media në Prishtinë, për publikimin e raportiti me të gjeturat nga zgjedhjet lokale të 17 tetorit, tha se nuk është përgjegjësi e Parlamentit Evropian për të dhënë dritën e gjelbër.
“Ne të gjithë jemi përgjigjur, nuk është përgjegjësi e parlamentit Evropian që të jap dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave dhe jemi duke punuar që kjo të ndodhë shpejt”.