“Ish presidentët:Fatmir Sejdiu dhe Bamir Topi para 12 vitesh ranë dakord për krijimin e “Open Ballkan”
Ish Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe ish Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi para 10 vitesh kanë rënë dakord për krijimin e Mini-Shengenit Ballkanik si dhe janë zotuar për bashkëpunim dhe raporte të mira ndërfqinjësore.
Qendrimet e tyre të mbajtura para 12 viteve:
Ish Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu:
“Jemi afër realizimit praktik të asaj që e kemi thënë më herët, të një mini-shengeni ballkanik, apo të Evropës juglindore, për të demonstruar pjekurinë tonë edhe për proceset integruese për plan më të gjerë”.
Ish Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi:
“Bashkëpunimi ynë do t’i kontribuojë ndjeshëm rritjes së stabilitetit rajonal, luftës kundër krimit të organizuar kontrabandës, forcimit të kufijve nga pikëpamja e administrimit të këtyre elementeve dhe hapjes së kufirit për sa i përket qarkullimit të lirë të njerëzve dhe mallrave”.