LajmeTe tjera

Alkent Pozhegu realizon mozaikun artistik, falënderon kancelaren Merkel për mbështetjen e saj për Kosovën

Kancelares gjermane Angela Merkel, i ka përfunduar mandati për ta qeverisur Gjermaninë. Padyshim se ajo do të kujtohet dhe do të mbetet në histori si një ndër gratë më të fuqishme dhe të suksesshme në botë.

Merkel shikohet edhe si mike e shqipëtarve në përgjithësi. E në ditën kur Gjermania ka votuar për kancelar të ri, një artist nga Kosova ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta falenderuar për kontributin e dhënë për Kosovën.

Ështe fjala për Alkent Pozhegun, i cili ka vendosur që nëpërmjet artit t’ia shpreh asaj mirënjohjën. Pozhegu ka bërë mozaikun e kancelares gjermane në një shesh të Gjakovës duke e shkruar edhe ‘DANKE’ në gjuhën gjermane.

“ Unë besoj që për botën është shumë, sepse një femër ka arritur të jetë më e fuqishme në botë që ka fituar katër mandate dhe ka arritur t’i jepë shembull të gjitha femrave në botë. Kurse ne në Kosovë duhet të jemi falenderues gjatë tërë jetës sepse gjatë tërë kohës nuk ka munguar mbështetja e fuqishme që e kemi pasur nga Angela Merkel”, tha Pozhegu.
Kurse materialet për punimin e këtij portreti ishin drithërat si, misër i kuq, i portkollat, oriz i bardhë dhe fara luledielli.

“Materialet për mozaikun janë, misër i kuq, i portokallt, oriz dhe fara luledielli, përmasat janë përafërsisht 3 me 4, kurse sasia e kokrrave janë shpenzuar afër 1 kilogram prej secilit përbërës” pohoi ai.

Për këtë kanë raportuar edhe media botërore si Euro News, AFP Francze, Le Bien Public në Francë e të tjera.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button