Lajme

NASA publikon të dhënat: Gjendet ujë në satelitin më të madh të Jupiterit

Shkencëtarët kanë publikuar të dhëna të reja tronditëse për satelitin më të madh të planetit Jupiter, Ganymede, pasi për herë të parë avulli i ujit u zbulua në atmosferën e tij përmes teleskopit hapësinor Hubble të NASA -s.

Siç zbulojnë, këto avuj uji vijnë nga sasitë e akullit që mbulojnë sipërfaqen. Kërkimet e mëparshme kanë treguar se Ganymede ka më shumë ujë sesa të gjithë oqeanet e Tokës, të cilat janë në formën e akullit për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta.
Prandaj, vlerësohet se vëllime të mëdha uji nga sateliti më i madh i sistemit tonë diellor janë “varrosur” deri në 100 kilometra nën sipërfaqen e akullt.

Kështu, astronomët, në një përpjekje për të rishikuar vëzhgimet e dy dekadave të fundit të Teleskopit Hapësinor Hubble, kryen një hulumtim të ri i cili tregoi pikat nga avullimi i akullit në atmosferë. U zbulua se afër ekuatorit temperaturat rriten gjatë ditës, duke bërë që atmosfera të nxehet mjaftueshëm për të lëshuar sasi të vogla të molekulave të ujit.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button