Lajme

Lëvizje e papritur ditën e sotme, kërkohet shkarkimi i Bashës

Përjashtimi i liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha nga grupi parlamentar, ka sjellë reagimin e anëtarësisë edhe në degët e partisë në rrethe.

Së fundmi, kryetari i PD-së së Durrësit Ferdinand Xhaferaj ka mbledhur kryesinë e degës dhe një pjesë të anëtarësisë për të justifikuar vendimin e Lulzim Bashës dhe për të dalë me një konkluzion për këtë vendim dhe linjën që duhet të ndjekë dega e PD-së në Durrës.Por që me nisjen e mbledhjes, anëtarët e kryesisë kanë reaguar ashpër ndaj kreut të PD-së së Durrësit Ferdinand Xhaferaj, për mënyrën e organizimit të partisë, për mungesën e një analize për humbjen e PD-së në zgjedhje dhe vendimet që kanë pasuar në përplasje.

Mësohet se nga 12 anëtarë të kryesisë, 10 prej tyre kanë qenë kundër “porosive” të ardhura nga Tirana, për qëndrimin në lidhje me përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar.

Gjatë debateve në mbledhjen e djeshme ka pasur akuza direkte ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, për shkelje të statutit dhe vlerave të kësaj partie.

Edhe pse Xhaferaj është munduar të justifikojë vendimin e përjashtimit me argumentin se Amerika do i ndihmojë, anëtarët e kryesisë kanë refuzuar që të mbrojnë këtë linjë duke kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të Lulzim Bashës, duke sjellë kështu edhe dështimin e mbledhjes.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button