Lajme

Kush është efektivi që doli i pari në Maratonën e Tiranës

Ilir Këllezi nga Korça është shpallur fitues i maratonës me 42 kilometra për meshkuj në Maratonën e Tiranës.

Këllezi garonte me logon e Ministrisë së Mbrojtjes, ku ministri Niko Peleshi shprehu krenarinë për shpirtin kampion të Forcave të Armatosura.

“Lëvizja sportive brenda Forcave të Armatosura, së shpejti me një program të ri entuziast. Krenar për shpirtin kampion të FA”, shkruan Peleshi.

Vendi i parë ka fituar 5000 euro dhe Këllezit i takojnë pasi doli i pari në kategorinë Marathon 42 K.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button