Lajme

KFOR-i largohet nga pika kufitare në Jarinjë

Tashmë edhe zyrtarisht janë larguar nga pika kufitare në Jarinje, trupat e KFOR-it, pas qëndrimit të tyre dyjavor, si rezultat i zhvillimeve që ndodhën me masën e reciprocitetit me targat.
Në këtë zonë nuk janë parë madje as rrugës prezencë të trupave ndërkombëtare të NATO-s, raporton KlanKosova.

Ditë më parë situata ishte tensionuar dhe rrugët për pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak ishin bllokuar nga serbët lokalë në shenjë proteste pasi Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për veturat me targa serbe.
Kjo situatë kishte sjellë edhe një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel e cila parashihte edhe vendosjen e trupave të KFOR-it në pikat 1 edhe 31 për dy javë e të cilat do të largohen sot, më 17 tetor, kur në Kosovë mbahen zgjedhjet lokale.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button