Lajme

Strehimi i afganëve, Rama: Shumica e shqiptarëve e shohin si diçka normale

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë të publikuar në huffingtonpost.it, foli sërish për çështjen e strehimit të afganëve në vendin tonë.
Ai është i papunë por fiton 10,000 lekë në ditë
Amazon Invest

“Është gjëja më normale në botë: të hapësh derën kur nga ana tjetër është dikush që kërkon ndihmë.

E di që kur e thua kështu mund të duket patetike dhe ka nga ata që e mendojnë ndryshe, por për fat të mirë, për shumicën e shqiptarëve kjo është diçka shumë e natyrshme.

Jemi vendi evropian që ka strehuar më shumë hebrenj në fund të Luftës së Dytë Botërore, sepse shqiptarët nuk ia kthejnë dot krahët dikujt dhe ta lënë në duart e vdekjes”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se edhe vetë shqiptarët janë mirëpritur në të kaluarën: “Jo dhe aq shumë vite më parë, kemi qenë ne afganët në brigjet italiane”.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button