Borci falënderon tifozët, shkruan se Besa është nga “krahina jugore serbe”
Borci i Banjallukës nuk ka përmendur askund fyerjet në kor ndaj shqiptarëve në ndeshjen me skuadrën kosovare, Besa Famgas, të dielën mbrëma në qytetin më të madh të Republika Srpskas në Bosnjë-Hercegovinë.
Borci fitoi 28:25 ndaj Borcit, ndërsa tifozët serbë gjatë tërë ndeshjes kanë bërë thirrje për vrasjen e shqiptarëve.
Borci i ka falënderuar tifozët më besnik “që kanë nxitur lojtarët e rinj të skuadrës”.
Madje Borci nuk e ka shkruar që Besa Famgas është kampione e Kosovës.
“Lojtarët kanë treguar shumë dëshirë dhe energji dhe kanë lënë zemren në terren, për çka më shumë se me meritë e kanë mposhtur ekipin shumë më me përvojë nga krahina jugore serbe”, shkruan në sajtin zyrtar të Borcit të Banjallukës.
Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Pejë.