MacShane: Shpresoj që Hill të vendosë një hartë të Kosovës së pavarur në zyrën e tij
Ish-ministri për Evropën i Britanisë së Madhe, Denis MacShane e ka mirëpritur nominimin e Christopher Hill për ambasador të SHBA-së në Serbi. MacShane ka thënë se shpreson që Hill do ta vendosë hartën e Kosovës së pavarur në zyrën e tij në Beograd.
MacShane e ka cilësuar si katastrofal Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor që u mbajt javën e kaluar.
“Shpresoj se ai do ta vendosë një hartë të qartë të Kosovës si shtet i pavarur në zyrën e tij. Pas katastrofës së Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor javën e kaluar, ndoshta Presidenti Biden do të interesohet për ta gjetur rrugën përpara”, ka shkruar MacShane.
Hope he puts up a good clear map of Kosovo as an independent nation in his office. After disaster of EU W Balkans event last week might Biden get interested in finding way forward? Some thoughts here https://t.co/eeH5jayWeR https://t.co/wM4kqcevHM
— Denis MacShane (@DenisMacShane) October 15, 2021