Lajme

Borell pas vizitës në Washington, fton Kurtin dhe Vuçiqin në Bruksel

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një konferencë për media ka bërë të ditur se Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell gjatë qëndrimit në ShBA ka biseduar me Kurtin dhe Vucicin dhe të njëjtit i ka ftuar që të shkojnë në Bruksel për të dialoguar.

“Mund të konfirmoj se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell në bisedimet me sekretarin Blinken ka ngritur çështjen e asaj se çfarë po ndodh aktualisht në Kosovë. BE-ja dhe ShBA-ja janë duke punuar ngushtë për Ballkanin Perëndimor dhe kemi objektivat e njëjta. Borell gjatë qëndrimit të tij në SHBA ka biseduar me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq sa i përket situatës dhe ka përsëritur nevojën që të shkohet në Bruksel për të diskutuar në korrnizën e dialogut, për të avancuar dialogun dhe për të arritur progres në dialog në mënyrë që të evitohen situatat e njëjta që i pamë në veri të Kosovës së fundi dhe mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Stano.

Ai tha poashtu se Borell dhe Blinken janë pajtuar se duhet të ketë deeskalim të situatës në veri.

“Të dy, Josep Borell dhe Anthony Blinken u pajtuan se duhet deeskalim i situatës dhe rifillim i negociatave”, shtoi ai.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button