Lajme

Rama: Vitin e ardhshëm do të çojmë në orbitë dy satelitë, “Albania 1” dhe “Albania 2”

ryeministri Edi Rama iu përgjigj demokratëve pse maxhoranca është kundër nisjes së komisionit hetimor për çështjen “Becchetti”, duke theksuar se kjo cenon interesat e Shqipërisë.

Rama u shpreh se Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim për nxjerrjen e sekretit hetimor të gjykatës ndërkombëtare që heton këtë çështje pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai tha se prokuroria e Tiranës do të thërrasë për të dëshmuar disa persona me të cilët është hasur vështirësi për t’u lokalizuar.

Rama deklaroi se vitin e ardhshëm do të dërgojnë në orbitë dy satelitë “Albania 1” dhe “Albania 2” për të kontrolluar territorin, trafiqet dhe kufijtë. Ai theksoi se sa më shumë të hiqet kontrolli nga inspektorët aq më mirë do jetë.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button