LajmeSport

Tifogrupet më të mëdha të trevave shqiptare sot në Tiranë për kuqezinjtë

Plot 22 mijë tifozë të pranishëm në “Air Albania” nga të gjitha trevat shqipfolëse. Sot stadiumi do të jetë e mbushur në kapacitet të plotë për një nga sfidat më të rëndësishme në historinë e Kombëtares Shqiptare, në të cilën luhet mundësia për të shkuar në “Katar 2022”.

Në impiantin modern të Shqipërisë, mbështetja do të jetë maksimale, madje të gjitha tifo-grupet e Kombëtares dhe të klubeve të mbarë shqiptarisë do të bashkohen në një sektor të vetëm, për të dhënë mesazhin e qartë se të gjithë bashkë, në fushë dhe në tribuna, duhet të jemi një. Si e vetmja rrugë, për të ecur me krenari dhe të palëkundur përpara drejt arritjes së një objektivi historik për Shqipërinë.

Surpriza do të jetë një banderolë gjigante, e cila do të japë mesazhin e bashkimit të fuqive në të një të vetme, të pamatë, rreth ëndërrës kuqezi.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button