Lajme

Vulin pas Ramës: “Bota serbe” e vetmja pengesë për “Shqipërinë e Madhe”

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin, ka lëshuar një qëndrim pas deklaratës së Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ku tha se qëllim politik të karrierës e ka bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Vulin ka thënë se pas kësaj deklarate të gjithë heshtën, duke shtuar se prandaj serbët duhet folur.

“Kur Rama tha se ka për qëllim bashkimin e Kosovës dhe Shqipërinë, vendet ballkanike heshtën, UNMIK që kontrollon Kosovën sipas Rezolutës 1244 heshti dhe BE nuk po lëshon qëndrimin e famshëm “të përmbahen të dyja palët”.

“Unë thërras për unitet të serbëve dhe them se qëllim i gjeneratës sonë është krijimi i “Botës serbe”, është shprehur Vulin.

Ai ka thënë se ky projekt është e vetmja pengesë që mund ta ndalë krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button