Lajme

Presidentja e Tajvanit: Ne nuk do t’i nënshtrohemi presionit të Pekinit

Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, ka thënë se vendi i saj nuk do t’i nënshtrohet presionit nga Kina dhe do të vazhdojë mënyrën e saj demokratike të jetës, ndërsa tensionet mbi ishullin vazhdojnë.

“Sa më shumë që arrijmë, aq më i madh është presioni me të cilin përballemi nga Kina”, është shprehur ajo.

Fjalimi i saj në Ditën Kombëtare të Tajvanit erdhi pasi Presidenti i Kinës, Xi Jinping, u zotua se do të përmbushë ribashkimin.

Tajvani e konsideron veten një shtet sovran, ndërsa Kina e shikon atë si një provincë të shkëputur, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv

Pekini nuk ka përjashtuar përdorimin e mundshëm të forcës për të arritur bashkimin.

Kina ka dërguar një numër rekord avionësh ushtarakë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit ditët e fundit. Disa analistë thanë se fluturimet mund të shihen si një paralajmërim për presidenten e Tajvanit.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button