DiasporaLajme

Shqiptarja e tri diplomave universitare në Zvicër

Nga viti në vit nga universitetet e shteti helvetik, por edhe të shumë shteteve perëndimore, na vijnë lajme të gëzueshme për arritje dhe triumfe të të rinjve tanë nëpër katedra universitare ku stolisen e kurorëzohen me titujt më të lartë shkencorë nga më të ndryshmit. S`ka si të mos gëzohet njeriu, kur na arrin lajme të kësaj natyre: “Fundshtatori dhe fillimtetori i këtij viti solli dy diploma universitare për Argona Kajtazin, e cila ia doli të finalizoj paralelisht Fakultetin juridik dhe Fakultetin e të drejtës ndërkombëtare, për të renditur tashmë tre diploma nga Universiteti me renome HSG St.Gallen dhe atë me suksesin maksimal, njofton përmes fb e ëma e saj arkitektja dhe poetja Shqipe Bytyqi, e cila thotë se: “ Argona na mbushi zemrën dhe shtëpinë plot gëzime, suksese dhe lule. Krenare, me të gjitha çfarë ti bija ime, mishëron!”


Ky lajm aq shumë i gëzueshëm jo vetëm familjen dhe të afërmit e Argonës, por edhe familjen time e shumë të tjera, por edhe për vet komunitetin shqiptar në Zvicër, më shtyri që të shfletoj arkivin tim të foto-materiale dhe të gjej edhe një shkrim timin 7 vjet më parë kushtuar Argonës, nga i cili shkëputa edhe këta rreshta:

“Argona Kajtazi, studente në Universitetin e St. Gallen (Universität St. Gallen (HSG), dega marrëdhënie ndërkombëtare, viti i dytë, semestri i 5-të. Është e lindur në vitin 1993 në Prishtinë, si e vogël ka migruar në Zvicër.

Argona shpreh kënaqësinë që në universitetin e saj nga viti në vit po shtohet edhe numri i studenteve shqiptare. Në mesin e mbi 50 studentëve, një e treta janë vajza, me tendencë rritjeje. Po ashtu në Fakultetin ekonomik, që ka katër degë e që gëzon një reputacion botëror, ligjëron edhe një profesorësh shqiptare. Është kjo Dr.sc. Shqiponja Isufi, që më parë ka mbrojtur doktoratën në Universitetin e Cyrihut. Ndaj edhe, në prag të vitit të ri, dëshira e Argonës është që të rritet numri i studenteve anekënd Zvicrës. Sepse krahas rritës së tyre, mund të rritet edhe imazhi ynë për të mirë në këtë vend”.

Por Argona, që një natyrë të afërt me shumë dhunti njerëzore, nuk ishte e shkëlqyeshme vetëm në Universitetin më prestigjioz botëror të shkencave ekonomike, HSG St.Gallen, por edhe në jetën studentore e sidomos në shoqatën e studentëve shqiptarë të St. Gallen (Universität St. Gallen (HSG), duke qenë shumë e suksesshme dhe aktive në krye të kësaj shoqate me organizime të ndryshe kushtuar datave dhe personaliteteve të shquara shqiptare dhe duke e ofruar ketë shoqatë edhe me simotrat e saj anë e këndë Zvicrës, madje edhe në Kongresin e parë të studentëve shqiptarë në Zvicër, mbajtur në Bernë 31 Tetor 2015, prej nga edhe po japim këtu ca foto që kam shkrep. Ndërsa që fotot tjera janë nga mbrojtja e temave të diplomës në muajt e fundit nga Argona Kajtazi, të shkrepura nga e ëma Shqipja apo edhe vet fb i Argonës.

Dhe si përfundim do konstatuar se shqiptarët e ri në Zvicër nuk spikasin vetëm në sportin elitar, siç është futbolli, por edhe në fusha të ndryshme të shkencës, por sikur jemi mësuar më tepër mi afirmuar këmbët sesa kokën. Ndonëse asesi nuk dua ta nënçmoj edhe sportin!/ Nga Rexhep Rifati

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button