Lajme

Florian Marku KAMPION, shqiptari mund ukrainasin Prodan dhe fiton titullin e madh

Florian Marku ka mbajtur premtimin duke mposhtur të pamposhturiN Maxim Prodan në Tottenham dhe shpallet kampion i IBF.

Florian Marku ka shkruar historinë. Boksieri shqiptar ka fituar titullin ndërkombëtar IBF në peshat e mesme.

Marku boksoi 10 raunde me boksierin ukrainas, Maxim Prodan, teksa asnjëri nuk arriti të nokautonte tjetrin.

Kështu me vendim të ndarë, Florian Marku e fitoi këtë meç.

Dy gjyqtarë i dhanë pikët Markut, kurse njëri Prodani. Kjo pa asnjë dyshim është fitorja më e madhe në karrierën e Florian Markut.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button