Lajme

Foli me Kurtin në Slloveni, Sanchez kritikohet nga politikanë spanjollë

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka konfirmuar dje se është përshëndetur me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, gjatë samitit BE-Ballkan që është mbajtur në Slloveni, shkruan Eruopa Press.

Sanchez ka thënë se gjatë kësaj përshëndetje me Kurtin kanë diskutuar edhe për punën e dialogut Kosovë-Serbi, dhe se ka inkurajuar palët në gjetjen e një marrëveshje që është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe që do të ishte e pranueshme për të dy palët.

“Kam pasur rastin të përshëndes kryeministrin dhe t’i them se ne mirëpresim dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit dhe i inkurajojmë të dyja palët që të gjejnë marrëveshje që është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe që kënaqë të dyja palët”, ka thënë Sanchez.

Ndërsa, teksa ka folur për vendimin që Spanja të marrë pjesë në një Samit ku është edhe Kosova, Sanchez ka thënë se është e pa imagjinueshme që të mungojnë në një Samit ku marrin pjesë 26 shtetet anëtare të BE’së.

“A mund ta imagjinoni që Spanja mungonte në këtë samit kur kanë qenë 26 shtetet e tjera anëtare? Ne duhet të jemi në debate për të dhënë mendimin tonë,” , ka thënë Sanchez.

Ndërkohë për pjesëmarrjen në Samit dhe për përshëndetjen me Kurtin, Sanchez ka marrë kritika nga politikanë spanjollë

Zëdhënës i Grupit Popullor në Kongresin spanjoll, Pablo Hispan, ka thënë se vendimi për pjesëmarrje në Samit është një “pakuptimësi e re” e politikës së jashtme të Qeverisë së Spanjës, derisa thekson se me një veprim të tillë është prishur pozicioni shtetëror që Spanja e ka mbajtur për një dekadë.

Hispan thotë se Sanchez është dorëzuar. Kritika në adresë të Sanchez kanë shkuar edhe nga politikani tjetër spanjoll dhe anëtari i Kongresit, Pablo Casado.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button