Lajme

Fitohen 700 milionë dollarë në lotari në SHBA

Pas 40 xhirove pa një fitues të madh në Powerball, një tiketë e vetme e xhekpotit e shitur në Kaliforni ka dalë fituese. Fituesi fatlumë ka marrë gati 700 milionë dollarë sa ishte xhekpoti, kanë thënë zyrtarët raporton agjencia AP.

Shifrat fituese që ranë të hënën ishin 12, 22, 54, 66 dhe 69. Ndërsa shifra e xhekpotit ishte 15.

Pas gati katër muaj shitje pa xhekpot, Powerball u ngjit në 699.8 milionë dollarë, duke e bërë të shtatën më të lartë në histori të lotarisë së SHBA-së. Asnjëri nuk kishte fituar çmimin e madh që nga 5 qershori.

Sipas Lotarisë së Kalifornisë, tiketa është shitur në një shitore në Morro Bay. Fituesi mund të zgjedhë opsionin mes pagesës së shifrës së plotë në rata për 29 vjet apo opsionin e parave të gatshme prej 496 milionë dollarë. Të dy opsionet duhet t’i nënshtrohen taksave.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button