DiasporaLajme

Rosana Jakupi, farmacistja shqiptare në zgjedhjet e Italisë

Italia voton këtë fundjavë për zgjedhjet vendore në 1157 komuna. Mbi 12 milionë italianë janë thirrur të votojnë për të zgjedhur kryetarë Bashkie e këshilltarët e rinj bashkiakë.

Në këto zgjedhje të shumtë janë shqiptarët që kanë hedhur kandidaturën e tyre për të qenë pjesë aktive e politikave vendore në komunën ku banojnë.

Rosana Jakupi është njëra prej tyre e cila kandidon si këshilltare bashkiake në San Benedetto del Trento. Me profesion farmacist, shqiptarja Jakupi ka vendosur të sfidojë veten e saj në politikë: “Falenderoj të gjithë banorët dhe bashkatdhetarët e mi në San Benedetto del Trento për mbështetjen. Më 3-4 tetor 2021 ne votojmë. Kanë mbetur vetëm dy ditë. I kërkoj të gjithëve që më njohin dhe besojnë në mua të më japin besimin tuaj dhe të më mbështesin në këto zgjedhje lokale. Është e mundur të jepni dy preferenca, një grua dhe një burrë në të njëjtën listë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj.”, shkruan Jakupi në faqen e saj në Facebook.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button