Lajme

“Kosova nuk është shtet” / A e tha apo jo Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së?

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka mbetur pa koment mbi pretendimet e hedhura nga Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, e cila tha për televizionin shtetëror serb se gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres në Nju Jork, që në nisje ai i tha se “Kosova nuk ishte një shtet”.

Zëdhënësja e Guterrs, Stephane Dujarric tha se qëndrimi i OKB është i qartë për Kosovën.

“Pozicioni ynë është i bazuar në rezolutën 1244 të vitit 1999 të Këshillit të Sigurimit”, pa dhënë më shumë komente mbi deklaratat e Kryeministres serbe.

Kosova deklaroi pavarësinë e saj më 17 shkurt të 2008-s dhe njihet nga më shumë se 100 vende, mes të cilave vendet më të fuqishme të Perëndimit, përfshirë SHBA, Britani, Francë e Gjermani.

Nga vendet e BE-së janë pesë shtete që ende nuk e njohin, si Spanja, Sllovakia, Qipro, Greqia dhe Rumania.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button