Ambasadori amerikan në Beograd: Kosova dhe Serbia të shkojnë drejt finishit, koha është tani
Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, tha se takimi në Bruksel për marrëveshjen e Kosovës dhe Serbisë për situatën në veri është duke përparuar.
Godfrey tha se është në kontakt me zëvendësndihmës sekretarin amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, i cili është në Bruksel për ta mbështetur dialogun e udhëhequr nga BE-ja.
Godfrey tha se Kosova dhe Serbia duhet të shkojnë drejt dakordimit final, dhe për këtë, koha është tani.
“Unë jam në kontakt të ngushtë me mikun tim DAS Gabe Escobar, i cili është në Bruksel për të treguar mbështetje për Dialogun e udhëhequr nga BE. Kjo punë nuk ka përfunduar por është bërë përparim i mirë. Palët duhet të jenë fleksibile dhe të vazhdojnë punën për ta çuar këtë në vijën e finishit. Ora është tani”, tha Godfrey.