Lajme

U tha se ishte i sëmurë – Pse i anuloi Vuçiq takimet me ambasadorin e Rusisë dhe Kinës?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq anuloi të martën takimet e planifikuara me ambasadorin e Rusisë dhe Kinës në këtë vend.

Suzana Vasiljeviq, këshilltare për media e tij tha se anulimi i takimeve është bërë me këshillën e mjekëve pasi për shefin e shtetit serb u tha se nuk ishte mirë me shëndet.

“Shëndeti i presidentit nuk ishte në rregull, dhe Ursula von der Layen arrin nesër mbrëma dhe pasnesër ne jemi në Nish me të, duke shënuar fillimin e punës në korridorin e ri hekurudhor, pas kësaj ne shkojmë në Dubai dhe merremi me problemet e përditshme në Kosovë, kështu që ai duhej të ndalej. Kështu që vendosëm, domethënë, mjekët i sugjeruan që të ndalet për një kohë dhe të bëjë një pushim”, tha ajo, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Vasiljeviq, takimet e planifikuara për të martën me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës janë shtyrë për të mërkurën.

Për këtë çështje është deklaruar për Danas edhe Sonja Biserko, presidente e Komiteti të Helsinkit, transmeton Klankosova.tv.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të dalë fitimtar nga kriza aktuale në Kosovë, jo vetëm në raport me shqiptarët, por edhe me të gjithë faktorët e huaj, anuloi takimet me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës”.

Biserko thekson se “reagimi i Perëndimit duhet të jetë i rëndësishëm për Rusinë, e cila siç tha ajo “ndoshta e inkurajon Serbinë për të marrë informacion se sa janë vërtet të gatshëm për të mbrojtur sferën e tyre të interesit, e cila sigurisht që është Ballkani”, transmeton Klankosova.tv.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button