Problemet e fermerëve në zonën e Roskovecit nuk kanë të mbaruar.
Përvëç problemit me “llojin” e domateve Ozgan që fara u doli me probleme dhe nuk dha rendimentin e duhur fermerët nuk kanë dhe treg.
Këtë gjë e pohojnë fermerët që merren me sera ku kultivojnë domate në fshatrat Suk 1 dhe 2 , Arapaj si dhe fshatra të zonës së Beratit si Goriçan etj.
Ja mesazhi që ka nisur fermeri R. T. nga Suk 2
“Përshëndetje. Jam R. T. banor dhe fermer nga Suk 2 në Roskovec.
Kam domate ozgan qe na i kan sygjeruar, kam tre dynym sera.
Në kat te parë te domates, 50 kuintal kam shitur dhe mbi 20 kuintal i kam hellur ne kanal. Shikoni, pamjet flasin vet”.