Lajme

Reagimi i BE: Negociatorët e dy vendeve të vijnë urgjent në Bruksel

Bashkimi Evropian përsëriti thirrjen ndaj Serbisë dhe Kosovës që të ulin tensionet mes tyre, pas tetë ditëve bllokim të pikave kufitare dhe t\i rikthehen dialogut të ndërmjetësuar nga blloku evropian. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, tha se negociatorë kryesorë të Kosovës dhe Serbisë duhet të shkojnë në Bruksel për t’u takuar.
“Ne jemi atje duke ofruar shërbimin tonë më të mirë dhe vullnetin më të mirë për t’i ndihmuar Kosovën dhe Serbinë. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë ta bëjmë këtë, prandaj përfaqësuesi më i lartë i BE-së, Josep Borrell, dje në deklaratën e tij propozoi takimin e të dy krye negociatorëve për të ardhur në Bruksel në ditët në vijim si hapi i parë pozitiv për të gjetur zgjidhjet për mosmarrëveshjen diskrete që përshkallëzoi situatën sepse ajo që është urgjente është përshkallëzimi i situatës”, tha ai.

Stano shprehu përkushtimin e BE-së për t’i mbyllur të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë.
“Që prej se ne kemi rinisur dialogun që është ende duke vazhduar nga viti 2011-të, verën e kaluar ne jemi munduar t’ju bëjmë të qartë të dyja palëve se mënyra e vetme për të arritur të ardhmen evropiane për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë arrihet nëpërmjet dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, tha Stano.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button