Rama flet pas vizitës në Prishtinë “Ftohja me Albin Kurtin, sajesë mediatike”/Kosova nuk është tokë pa zot
Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” ka folur për marrëdhënien e tij me homologun kosovar, Albin Kurti.
Sipas Ramës, “ftohja” është thjesht një sajesë mediatike, ndërsa shton se e vetmja mosdakordësi mes tyre është rreth “Ballkanit të Hapur”.
“Marrëdhëniet e ftohta janë sajesë mediatike. Ne kemi marrëdhënie konstante, dihet mosdakortësia për çështjen e “Ballkanit të Hapur”.”-u shpreh Rama.
“Në këtë rast mendoj që panorama është e qartë. Kosova ka të drejtë dhe kjo patjetër duhet zgjidhur me dialog. Për këtë arsye, të gjithë po kërkojnë që situata të çtensionohet nga trupat ushtarakë, nga të dyja palët.
Është një reagim disproporcional (i Serbisë) dhe akoma më disproporcionale është shfaqja teatrale që bëhet në anën tjetër me tanke, helikopterë e aeroplanë që nuk kanë cfarë bëjnë aty vecse nxisin serbët brënda kufirit duke i inspiruar në drejtim të gabuar. Aspekti ushtarak (i Serbisë) është teatralitet sepse Kosova nuk është shtet pa zot dhe pas Kosovës është një aleancë e tërë ushtarake.