Lajme

“Kur fitojnë janë shqiptarë, te kufiri kosovarë”, Vrana Konti i “Kosheres” revoltohet me telefonatën

Spektakli i humorit në “ABC”, “Kosherja” ka sjellë në skenë edhe figura historike të përshtatura me çështje të aktualitetit.

Më i fundit është komandati i shquar i luftës kundër pushtuesve osmanë, Vrana Konti, i cili ndodhet në kufirin e Kosovës. Në ato momente, atij i vjen një telefonatë nga kryeministri Edi Rama, që i thotë të ikë nga kufiri.Kjo telefonatë e bën Vrana Kontin të revoltohet dhe të flas lidhur me raportin Shqipëri-Kosovë.

“Alo! Pse nuk përgjigjem në telefon? Më fal po e kam pas në replay mod. Ç’ka me ba? Me ik prej kufirit të Kosovës? Po kur kosovarët fitojnë medalje ari qenkan shqiptarë, tani janë kosovarë. Po kur vijnë shqiptarët e Kosovës në Shqipëri me lënë lekët në turizëm qenkan shqiptarë dhe kur është puna për te kufiri qenkan kosovarë. Nuk qenka puna jonë? Më fal more kush je ti? Baba? Çfarë të bëjmë ne? Të ikim prej kufirit? Jemi vëllezër me serbin thotë. Të iki prej kufirit dhe t’i hap rrugë Shengenit Ballkanik. Kush bab je ti more? Bab-loku, thotë. Babai i kombit, më thotë. Kush babai i kombit je ti more? Edi Rama”, u shpreh një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë e më besnikë të Skënderbeut, i luajtur nga aktori Bes Kallaku.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button