LajmeSport

Marku u shpall kampion bote/ Ky është trajneri i madh Grek që si mësues ka besuar që në vogëli tek talenti dhe shpirti i kampionit

Fitorja e Floran Markut mbrëmjen e djeshme, i cili u shpall kampion bote në peshat e mesme, i bëri krenarë gjithë shqiptarët.Por pas karrierës së lavdishme të Florian Markut qëndron edhe një grek. Bëhet fjalë për trajnerin e tij, Georgios Armagos, i cili e ka spikatur që të vogël Florianin. Ai, gjithë këto vite ka qenë pranë boksierit shqiptar, jo vetëm si mësues dhe trainer i tij, por edhe një mbrojtës dhe promovues ne shtypin dhe opinion grek.

Pas fitores ai i ka hedhur mbi supe edhe flamurin shqiptar djaloshit të guximshëm, si për të përçuar mesazhin se sporti na bashkon. Kreu i Komunitetit Shqiptar të Selanikut, Luan Zyka ndau në ‘Facebook’ me foto, momentin emocionues.

“Shikoni këtë foto me Kampionin tonë Botëror te Boksit, Flori Marku.Ai që i hedh mbi supe flamurin shqiptar është traineri i tij prej vitesh, selanikasi Georgios Armagos (Γε?ργιος Αρμ?γος).Jorgos e ka spikatur që në vogëli talentin dhe shpirtin e paepur te Florit. Ai, gjithë këto vite ka qenë pranë Florit jo vetëm si mësues dhe trainer i tij, por edhe një mbrojtës dhe promovues ne shtypin dhe opinion grek.Është emocionues ky veprim i Georgios Armagos, këtij njeriu dhe traineri të madh, që me punën e tij mbështet vlerat e larta dhe burrërore njerëzore në sport, pa dallim etnik, por duke respektuar edhe origjinën e sportistit të tij.Ashtu siç e tregoi edhe sonte duke hedhur mbi supet e Florit, kampionit botëror, flamurin e kombit të tij, flamurin kuqezi.Respekt dhe nderim trainerit dhe grekut të madh Georgios Armagos”, shkruan Luan Zyka.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button