Kryetarja e Preshevës për reciprocitetin me targa: Mirëpresim çdo vendim që sovranizon Kosovën
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka përkrahur masën reciproke të vendosur nga qeveria e Kosovës, në lidhje me targat për qytetarët e Serbisë.
“Ne mirëpresim çdo vendim që sovranizon Kosovën, siç janë masat e reciprocitetit në lidhje me përdorimin e targave të përkohshme të qytetarëve të Serbisë”, ka shkruar Sinani në Twitter.
“Në këtë rast me vendimet që do të lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve të Luginës së Preshevës në Kosovë”.
We welcome any decision that sovereignizes the ??, such as reciprocity measures regarding the use of temporary license plates of citizens of the ??. In this case with decisions that will facilitate the movement of citizens of the Presevo Valley in the ??.
— Ardita Sinani (@SinaniArdita) September 22, 2021