Lajme

Vuçiç: Kosova duhet të ndryshojë vendimin për targat, në të kundërt Serbia do të ndërmarrë masa

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Vuçiç është shprehur se Kosova duhet të ndryshojë vendimin për targat e automjeteve ose në të kundërt Serbia do të ndërmarrë masa, pa specifikuar masat që do të ndërmarrë.

“Diskutuam për situatën në Kosovë e Metohi, veçanërisht pas aksionit kriminal të Prishtinës dhe inkursionit të gjashtë në veri, me përdorimin e automjeteve të blinduara, armëve dhe ngacmime të qytetarëve. Duhet që të tërhiqen menjëherë të gjithë trupat nga veriu i Kosovës dhe Metohisë dhe duhet të kemi kthimin në gjendjen e mëparshme’, tha Vuçiç.
Vuçic tha se Serbia do të kërkojë një përgjigje urgjente nga Bashkimi Evropian nëse marrëveshja e Brukselit është e ligjshme ose jo dhe se kur do të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Ai shtoi se kishte biseduar me ambasadorët e vendeve më të fuqishme perëndimore për një zgjidhje kompromisi, të cilin ai e kishte refuzuar sepse për të nënkuptonte poshtërim të Serbisë.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button