Lajme

Rama publikon videon nga New York, studentët e “West Point” ngrihen në këmbë e brohorasin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e vizitës së tij në Akademinë Ushtarake “West Point”, teka ndodhet në New York. Në një video të postuar në profilin e tij në Facebook, momentin që prezantohet para studentëve si kryeministri i Shqipërisë dhe duartrokitjet që merr.

“T’i urojmë mirëseardhjen kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama,”- thotë një nga studentët dhe më pas nisin duartrokitjet.

Vetë Kreu i Qeverisë jep një mesazh para tyre dhe të rinjtë nuk përmbahen nga gëzimi.

“Jam këtu për t’ju dhënë mesazhin se keni një leje kalimi pa pagesë për t’u përdorur në ditën e kolombit në fundjavë,”- thotë Rama dhe kaq mjafton që studentët të ngrihen në këmbë e të lëvizin dhe karriget nga gëzimi.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/556074342270078
Rama ndodhet në New York ku pritet të marrë pjesë në një takim të organizuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës për Kombet e Bashkuara me temë “Kuptimi i Paqes dhe Qëndrueshmërisë në shekullin e 21-të”.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button