Lajme

Reciprocitet: Veturave serbe që hyjnë në kufi u vendosen targa me flamurin e Republikës së Kosovës

Nga sot, të gjitha veturat e regjistruara në Serbi, që hyjnë në territorin e Kosovës, në kufi do tu vendosen targat e përkohshme, që përmbajnë edhe flamurin e Republikës së Kosovës.

Kjo si masë reciprociteti, me vendim të Qeverisë së Kosovës, që ka nisur së zbatuari qysh sot në orët e para të mëngjesit, në Veri të Kosovës.

Vendimi është nënshkruar sot, nga Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe pasoi me prezencë të shtuar të Policisë së Kosovës, në pjesën veriore të vendit.

https://www.rts.rs/upload/media/2021/09/20/95466/tablice-kosovo-200921.mp4?_=1
Targat e përkohshme, sipas vendimit, duhet të vendosen në vende të dukshme dhe për pajisjen me këto targa duhet paguar taksa prej 5 eurove dhe vlejnë për 60 ditë.

“Obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Territorin e Republikës së Kosovës. Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovë; Obligohen shoferët e mjeteve që targat e përkohshme t’i vendosin në vende të dukshme, para dhe mbrapa mjetit; Vlefshmëria e targave të përkohshme është 60 ditë”, thotë vendimi.

Gjithashtu mund te shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button