Lajme
Kim e shoqëron Ramën edhe në SHBA, vizitojnë akademinë ushtarake
Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën e tij në SHBA, e cila vjen në kuadër të shtatorit të takimeve në OKB.
Sot Rama ishte në akademinë e njohur ushtarake, West Point.
Binte në sy se e pranishme ishte edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
“Në Akademinë Ushtarake “West Point”, në kuadër të dialogut të nisur me qeverinë amerikane, për binjakëzimin dhe njehsimin e programeve me Akademinë e Forcave të Armatosura Shqiptare,” shkruan Rama.
Pas betimit të qeverisë së re, ambasadorja Kim e quajti mandatin e tretë të Ramës ‘historik’.
Kurse Rama tha se nuk do jetë për disa ditë, pasi do vizitojë SHBA-në.