Media serbe: Biden po e promovon Kosovën – Blinken premton zgjerimin e raporteve të Izraelit me Kosovën
Gazeta “Pravda” ka shkruar se Biden po promovon shtetin e rrejshëm të Kosovës, duke iu gjetur shqiptarëve aleat të fuqishëm. Sekretari amerikan i shtetit Blinken ka premtuar se do të ndihmojë Izraelin në zgjerimin e raporteve me Kosovën dhe botën arabe.
Blinken duke promovuar mbështetjen e administratës Biden për normalizimin e raporteve të vendeve të Lindjes së Afërme me Izraelin ka përmendur edhe Kosovën që ka vendosur raporte diplomatike me shtetin e Izraelit.
“Administrata Biden do të vazhdojë që të promovoj përmirësimin e raporteve mes Izraelit dhe Marokut, Bahreinit, Emirateve të Bashkuara dhe Sudanit, që po ashtu ka nënshkruar marrëveshjen e Abrahamit sikur edhe Kosova që ka vendosur raporte diplomatike me Izraelin në fillim të vitit” deklaroi Blinken.
Blinken ka shtuar se ShBA do të vazhdojnë të nxisin sa më shumë vende që të ndjekin shembullin e Emirateve, Bahreinit dhe Marokut.
“Dëshirojmë që të zgjerojmë rrethin e diplomacisë paqësore, sepse ajo është në interesin e vendeve të regjionit dhe të gjithë botës që Izraeli të trajtohet sikur secili vend tjetër” tha ai.
“Pravda” shkruan se Kosova së bashku me ShBA kanë themeluar ambasadat në Jerusalem në Izrael në mars të këtij viti, ndërsa ka vendosur raporte diplomatike në fillim të 2021.